Mosbotimi i sulmeve anonime në internet nuk është censurë, Një mësim i çmuar edhe për mediat dhe per websitet shqiptare
Alban Dega, Nju Jork*
Ja edhe nje mesim per cilindo komentator anonim ne internet. Te pakten per AOL dhe AIM. Duke filluar nga ky muaj, dy nga rrjetet me te mëdha e me serioze te internetit ne Bote America Online dhe America Online Instant Messenger (Lajmëtari i Menjëhershëm i America Online) kanë filluar zbatimin e nje politike te re e cila do te sjelle ndryshime te ngjashme edhe ne shume Ëebsite te tjera. Ne baze te kësaj politike te re, asnjë prej këtyre rrjeteve nuk do te lejoje te botohen sulme personale, shpifje dhe sharje.
Bllokimi i këtyre sulmeve ne internet do vetëm nuk do te ule aspak interesin dhe pjesëmarrjen ne debatet, diskutimet rreth temave te ndryshme.
Perkundrazi. Etika edhe ne internet është pjese e kulturës, qytetërimit dhe humanizmit. Askush nuk ka te drejte te sulmoje, shaje, shpife dhe poshtërojë tjetrin si cubat as nga pas ferrat e pseudonimeve dhe anonimitetit ne internet.
Per kete aresye, qysh sot cdo akt i tille do te bllokohet nga moderatorët dhe muratorët e rrjeteve me te fuqishme te internetit ne Bote…
Nje mësim shume i çmuar edhe per websitet shqiptare! Liria ime shkon deri aty sa nuk prek lirinë e tjetrit!
(*) Dërguar nga autori