Gramsh, 30 Qershor, NOA – Një grua 30-vjeçare është gjendur e vdekur në dhomën e saj të gjumit, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave, viktima quhet Mira Kabashi, lindur në fshatin Gjyralë të Elbasanit dhe banuese në Gramsh.
E martuar me tre fëmijë, gruaja 30-vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin e Gramshit.
Në vendngjarje është dërguar grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 30-vjeçares.
n.e/NOA