English

Gjenerali Petraeus: Do minimizoj viktimat civile në Afganistan

Uashington, 30 Qershor, NOA – I caktuar si komandanti i ri i lartë i NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan David Petraeus, ka marrë përsipër realizimin e kërkesës së organizatës “Amnesty International” për të dyfishuar përpjekjet ushtarake në mënyrë që të minimizohen viktimat civile në Afganistan.

Ai ka premtuar se do t’i shqyrtojë fuqishëm rregullat e angazhimit të trupave në Afganistan, ndërsa së shpejti e merr komandën e forcave të NATO-s në Afganistan, pas lirimit nga kjo detyrë e gjeneralit Stenli McChrystal.

Nga ana tjetër, në deklaratën e tij të fundit, gjenerali amerikan David Petraeus, i caktuar si komandant i lartë i NATO-s në Afganistan, i përmbahet afatit të caktuar për tërheqjen e trupave amerikane në korrik të vitit të ardhshëm.

Gjatë një seance dëgjimore në senat Petraeus tha se shpresat për një sukses të shpejtë nuk mbështeten nga realiteti në Afganistan.

Sipas tij, situata e sigurisë atje është e mangët dhe kryengritësit talibanë janë optimistë se mund të triumfojnë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE