Greqi - Hetim Parlamentar Për Përfshirje Të Ish-Ministrave Në Skandalin ''Vatoped''
ATHINË, 30 qershor /ATSH-MIA/ - Parlamenti grek mori vendim për formimin e një komisioni special parlamentar, që do të hetojë përfshirjen e dyshimtë të pesë ish-ministrave në skandalin e këmbimit të tokës mes shtetit dhe manastirit "Vatoped" në malin Athos.
Qeveria greke para dy ditëve ka paditur manastirin "Vatoped" për këmbim ilegal të pronave të patundshme ku, sipas një hetimi të qeverisë së kaluar, shteti ishte dëmtuar në shumën 100 milionë euro.
Pas skandalit për këmbim të tokës mes shtetit dhe manastirit "Vatoped" në vitin 2008, dorëheqje dhanë dy ministra, ndërkohë që edhe disa anëtarë të qeverisë së partisë ''Demokracia e Re'' janë përmendur për përfshirje në këtë rast korrupsioni./
a.jor.