English

Grupi i PD-së, depozitohen në Parlament firmat për hetimin e masakrës së Tivarit

Tiranë, 30 qershor, NOA - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duket se po e çon në vend zotimin e kreut të mazhorancës, Sali Berisha, për hetimin e masakrës së Tivarit, plot 65 vjet më vonë, duke "shpallur" si pergjegjes, ish-Presidentin Ramiz Alia qe mohon te jete i implikuar.

Pas inicimit nga kryeministri Sali Berisha, Grupi i PD-së, ka nisur të mbledhë firmat për ngritjen e një komisioni hetimor, që do të zbardhë krimet e kryera gjatë masakrës së Tivarit, ku u ekzekutuan pa gjyq mijëra shqiptarë të Kosovës, në pranverën e vitit 1945.

Sipas deputetëve të PD-së, ky komision, i cili do të veprojë përgjatë një viti nga ngritja e tij, do të përbëhet nga 13 anëtarë, ndër të cilët 7 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita.

Sipas ligjit, PD-së do t’i takojë edhe vendi i kryetarit të këtij komisioni hetimor.

Nisma e deputetëve të PD-së, do të depozitohet në 1 korrik në parlament dhe së shpejti ajo pritet të diskutohet në seancë plenare për tu miratuar.

Sikundër edhe kryeministri Berisha premtoi pak kohë më parë, komisioni do të hetojë zbardhjen e plotë të fakteve, rrethanave dhe përgjegjësve që çuan në masakrën e Tivarit.

Një tjetër pikë kyçe e objektit hetimor do të jetë edhe qëndrimi ndaj kësaj masakre të pashembullt të shtetit shqiptar gjatë viteve 1945-1990, si dhe përpjekjet e qëllimshme për të fshehur të vërtetën rreth saj.

Ishin pikërisht shqiptarët e rekrutuar nga Kosova, të cilët në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore u masakruangjatë rrugës për në Tivar.

Numri i të vrarëve në këtë masakër sipas burimeve shkon nga 1700-4300 vetë të ekzekutuar.

Masakra e Tivarit ndodhi në kohën kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë.

Frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës, në atë të Adriatikut dhe në veriperëndim të ish-Jugosllavisë.

Shqiptarët u rekrutuan për t’u dërguar në luftime në këto fronte, ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës.

Plot 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoritetit serb, që do të vendosej në Kosovë.

Sakaq, opozita e kundershton planin "Berisha" per te hetuar Masakren e Tivarit. sipas PS, nuk eshte kjo gjeja e ngutshme qe i duhet vendit, por transparenca zgjedhore.

mit/NOA
KOMENTE