Instat: Eksportet Rritje Me 114.5%
TIRANË, 30 Qershor/ATSH/.- Niveli i eksporteve për muajin maj të këtij viti ka shënuar rritje me 114,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, rritja është shënuar kryesisht në grupin minerale, lëndë djegëse, si dhe në grupin, ushqime dhe pije.
Nga ana tjetër edhe importet kanë shënuar rritje me 25,1 për qind krahasur me vitin e kaluar, ku grupi makineri dhe pajisje shënoi rritjen më të lartë me 23,3 për qind.
Ndërkohë partneri kryesor i vendit tonë për shkëmbimet tregtare është Bashkimi Europian dhe kryesisht Italia dhe Greqia me 62 përqind të nivelit total./e.gj/s.s./