English

Ishujt Fixhi - Tërmet 6,3 Ballë Në Jug, Nuk Ka Alarm Për Cunami

WELLINGTON, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me fuqi 6,3 ballë u regjistrua sot në mëngjes në jug të ishujve Fixhi, por nuk është dhënë asnjë alarm për cunami, njoftoi Instituti i gjeofizikës amerikane USGS. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 565 kilometra nga kryeqyteti Suva dhe në një thellësi të madhe prej 536 kilometrash. Tërmeti dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta në këtë zonë. /I.Pu.
KOMENTE