Durrës, 30 Qershor, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një personi të shpallur në kërkim pasi jepte ndihmë për trafikimin e klandestinëve në kufi.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i ndaluari quhet Bardhok Mruku, 30-vjeç, banues në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dijeni se ky person në datën 29 qershor është shpallur në kërkim nga komisariati i Beratit pasi gjykata e këtij qyteti, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pas kapjes, ai iu dorëzua për veprime të mëtejshme shërbimeve të policisë së Beratit.
n.e/NOA