Uashington, 30 Qershor, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat që japin ndihmën e tyre kur vende të ndryshme preken nga katastrofat natyrore, duket se janë bërë vetë për të përfituar të tilla.
Katastrofa natyrore e derdhjes së naftës në det paska qenë kaq e madhe në të vërtetë, saqë e ka kthyer edhe shtetin më të madh të botës në një nevojtar ndihmash.
Kështu, bëhet me dijeni se ndërsa prej dy muajsh ka pësuar katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-së, Uashingtoni është dorëzuar duke hapur dyert për ndihmën e 12 partnerëve ndërkombëtarë.
Ka qenë vetë Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka theksuar se SHBA do të pranojnë 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq, bëhet me dije se numri total i shteteve që u kishin ofruar ndihmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte 27.
n.e/NOA