Bujanoc, 30 Qershor, NOA – Në një letër të veçantë falënderimi, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka përshëndetur ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, për vizitën e tij historike të para pak kohëve në Luginën e Preshevës.
Duke e konsideruar atë si “një dritare e re bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët në rajon”, Kamberi ka pohuar në këtë letër se u shpreh mirënjohjen për vizitën e fundit të edhe nxënësve më të dalluar të kësaj komune në Shqipëri, si dhe për pritjen e ngrohtë që u organizua me këtë rast në ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Ju jemi mirënjohës për vizitën që e organizuat për nxënësit më të mirë të komunës së Bujanocit, të cilët patën rastin të qëndrojnë në mesin tuaj, të njihen me jetën dhe historinë e Shqipërisë, të shohin qytetet e të njohin lashtësinë e tyre, të shohin natyrën e bukur dhe plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar”, citon Kamberi.
Duke përfunduar në letrën e tij se me gjithë këto aktivitete, ju na dhatë inkurajim për një perspektivë të re të zhvillimit të marrëdhënieve për të jetuar lirshëm, qarkulluar, punuar dhe kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të hapur evropiane, secili në vendlindjen e vet”.
n.e/NOA