English

Kriza - Gjermani - Ulet Niveli I Të Papunëve, Në Minimum Që Prej Dhjetorit 2008

ROMË, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Sinjale të reja përmirësimi janë shfaqur në tregun e punës në Gjermani. Në qershor numri i të papunëve është reduktuar me 21 mijë persona, në 3.23 milionë, që përfaqëson nivelin më të ulët që prej dhjetorit 2008. Niveli i papunësisë ka mbetur i pandryshuar në 7.7 për qind. Parashikimet ishin që të papunët do të reduktoheshin me 30 mijë persona. /e.v/
KOMENTE