English

Kriza - Greqi - Tjetër Grevë E Përgjithshme Në Fillim Të Korrikut

ATHINË, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Sindikatat greke njoftuan se kanë planifikuar një tjetër grevë të përgjithshme në fillim të muajit korrik, e gjashta, kundër planit të kursimit ndërkohë që reforma e pensioneve do të diskutohet në parlament dhe ekziston mundësia e një ngrirje të pagave në sektorin privat. Burime sindikaliste njoftuan, të nesërmen e protestës së pestë kombëtare që prej fillimit të krizës, se parashikohet që greva e re të mblidhet gjatë dhjetë ditëve të para të korrikut, kur projektligji i pensioneve dhe reforma e tregut të punës të dërgohen për votim në parlament. Partia në qeveri, "Pasok", gëzon një shumicë të mjaftueshme në parlament, por pakënaqësi janë shprehur në radhët e saj dhe sipas shtypit kryeministri Jorgo Papandreu paska paralajmëruar se nëse projektligji nuk do të miratohet atëherë do të kishte zgjedhje të reja, pohime që qeveria i ka mohuar disa herë në rrugë zyrtare. Zëdhënësi i ekzekutivit socialist, Jorgo Petalotis, ka propozuar nga ana tjetër një ngrirje tre vjeçare të pagave në sektorin privat, hipotezë që është kundërshtuar menjëherë nga sindikatat. Anëtarët e Federatave të sektorit publik, Adedy, ata të sektorit privat Gsee dhe ata të komunistes Pame, zhvilluan dje një grevë të madhe kundër reformës së pensioneve dhe manifestuan me mijëra në qendër të Athinës. U regjistruan disa përplasje me policinë, jo të rënda për që duket se sinjalizojnë një zemërim në rritje kundër planit të kursimeve që po fillon të ndjehet në prag të pushimeve verore. /e.v/
KOMENTE