English

Kroacia Hap Edhe Tre Kapituj Të Tjerë Në Negociatat Me Be-Në

BRUKSEL, 30 qershor /ATSH-MIA/ - Kroacia do të hapë sot tre kapituj të rinj në negociatat me Bashkimin Evropian, që kanë të bëjnë me konkurrencën, reformën gjyqësore dhe marrëdhëniet me jashtë, çka përbën një hap përpara në përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE deri në vitin 2012. Diplomatë që nuk pranuan të identifikoheshin deklaruan se janë të kënaqur me përparimin e Kroacisë dhe se presin që dy kapituj të mëparshëm të mbyllen sot. Nëse negociatat zhvillohen sipas planit, Kroacia dhe vendi i ri kandidat, Islanda, pritet të jenë vendet e ardhshme të cilat do të bëhen anëtare të BE-së. Muajt e ardhshëm Kroacia duhet të dëshmojë efektivitetin e saj në luftën kundër korrupsionit, të premtojë se do ta ndalë ndihmën shtetërore për ndërmarrjet falimentuese dhe të sigurojë kushte të barabarta për kompanitë evropiane./ a.jor.
KOMENTE