Tiranë, 30 Qershor, NOA Update – Mosdhënia e eurobondit të kërkuar prej 35 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, në formë borxhi nga tregu financiar evropian, nuk ka patur aspak lidhje me treguesit ekonomikë të Shqipërisë, por me krizën ekonomike që ka përfshirë Bashkimin Evropian.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke theksuar se nuk është e vërtetë që Eurobondi nuk ka u dha pasi s’pati kush besim tek Shqipëria.
“Nuk ka lidhje me qeverinë shqiptare, por për shkak të evidentimit të një borxhi shumë të madh të disa vendeve të Bashkimirt Evropian”, tha ai.
Duke shtuar më pas se “tregu evropian i bonove të thesarit është në gjendjen më të pashembullt, dhe ne ishim ndër 9 vendet e prezantuara, ku 8 të tjerat u tërhoqën, sepse problemet e krijuara në zonën e Euros kanë krijuar pasiguri të madhe”.
n.e/NOA