Tiranë, 30 qershor 2010 NOA – Kryeministri Sali Berisha vendosi sot që të shkarkojë nga detyra, kryetarin e komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, Gjergji Buzo.
Burime zyrtare thanë se vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, erdhi me propozimin e ministrit të Brendshëm, në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 42, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
“Qeveria vendosi shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Trebinjë, të qarkut të Korçës, Gjergji Buzo., për shkelje të rënda të ligjit”, - thanë burimet zyrtare pa dhënë detaje mbi vendimin që tha se hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
e.r/NOA