English

Ligjet shqyrtojnë sot 3 kandidaturat për anëtarë në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 30 Qershor, NOA - Komisioni parlamentar i Ligjeve merr sot në shqyrtim tre kandidaturat e presidentit Topi për në Gjykatën e Lartë: Mehdi Bici, Vexhi Muçmata dhe Sokol Çomo.

Për secilin prej tyre, bëhet me dijeni se është plotësuar nga një dosjeve prej institucioneve të tjera, duke i dhënë kështu mundësi Kuvendit t’i shqyrtojë ato për të kuptuar më mirë se cilët janë dhe çfarë kanë bërë këta tre kandidatë më parë.

Ndërkaq, me ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, i bie që komisioni i Ligjeve ka 8 javë në dispozicion për shqyrtimin e dekreteve.

Po ashtu, mazhoranca miratoi e vetme në seancën e fundit plenare ndryshimin që përcakton votim të hapur për këta tre kandidatë.

Fakt ky i kundërshtuar mjaft nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve, kjo mund të shkaktojë rrjedhjen e votave të mazhorancës gjatë votimit të kandidaturave të përzgjedhura nga presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë.

n.e/NOA

KOMENTE