Maqedoni - Pesë Policë Kufitarë Të Arrestuar Për Korrupsion
SHKUP, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Pesë policë të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me pushtetin u arrestuan në një postë kufitare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njoftoi sot Ministria e Brendshme maqedonase në një komunikatë.
Pesë policë, të vendosur në postën kufitare të Novo Selos u akuzuan se kishin marrë ryshfete për kalimin e udhëtarëve të paregjistruar zyrtarisht si dhe kishin lënë të kalonin kamionë pa dokumentacionin e duhur.
Pesë policët u arrestuan në kuadër të një operacioni të quajtur "Boomerang" që parashikonte luftën kundër korrupsionit në radhët e policisë kufitare.
Rreth 66 doganierë dhe policë kufitarë janë arrestuar në Maqedoni këto muajt e fundit.
Maqedonia është kandidate e Bashkimit Evropian që prej fundit të vitit 2005 dhe aspiron në hapjen e negocatave të anëtarësimit./
/ec/ a.jor.