English

Mbreti i Arabisë Saudite, Irani dhe Izraeli dy vende që nuk e meritojnë të ekzistojnë

Paris, 30 Qershor 2010 - NOA, "Janë dy vende në botë që nuk e meritojnë që të ekzistojnë: Irani dhe Izraeli". Këtë deklaratë ka lëshuar mbreti i Arabisë Saudite Abdullah, referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake të raportuar nga Parisi në “Le Figaro’.

Mbreti Abdullah ka qenë dje në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me Barak Obamën lidhur me çështjet e “nxehta”, si ajo e paqes në Lindjen e Mesme, Afganistani dhe terrorizmi.

Vitin e kaluar të dy krerët u takuan pas fjalimit të Obamës në botën arabe se do të hapej rruga për procesin e paqes, gjë e cila nuk ndodhi.

Për Arabinë Saudite konflikti me Izraelin dhe Iranin rrjedh nga refuzimi i shtetit hebraik për të pranuar planin e paqes të paraqitur nga vetë Abdullah në emër të 22 vendeve arabe në vitin 2002, si dhe nga ambiciet nukleare të Teheranit.

a.k/NOA

KOMENTE