Paris, 30 Qershor- NOA, "Janë dy vende në botë që nuk e meritojnë që të ekzistojnë: Irani dhe Izraeli". Këtë deklaratë ka lëshuar mbreti i Arabisë Abdullah, referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake të raportuar nga Parisi në Le Figaro.
Mbreti Abdullah ka qenë dje në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me Obamën lidhur me çështjet e “nxehta”, si ajo e paqes në Lindjen e Mesme, Afganistani dhe terrorizmi. Vitin e kaluar të dy krerët u takuan pas fjalimit të Obamës në botën arabe se do të hapej rruga për procesin e paqes, gjë e cila nuk ndodhi. Për Arabinë Saudite konflikti me Izraelin dhe Iranin rrjedh nga refuzimi i shtetit hebraik për të pranuar planin e paqes të paraqitur nga vetë Abdullah në emër të 22 vendeve arabe në vitin 2002; si dhe nga ambiciet nukleare të Teheranit.
a.k./NOA