Meksikë, 30 Qershor NOA - Derdhja e naftës po fillon të formojë një vorbull në Gjirin e Meksikës. Kjo është ajo çka është parashikuar nga imazhet satelitore Envisat.
Këto foto janë prezantuar në Bergen, të Norvegjisë, gjatë një konference për vëzhgimin e Tokës nga Agjencia Hapësirë Evropiane (ESA).
Derdhja e naftës ka filluar të kapet nga masat ajrore të nxehta që nga 18 marsi. Imazhet tregojnë se diçka e tillë është duke shkaktuar formimin e një vorbulle të madhe të ndarë.
r.b/NOA