English

Ministri Britanik I Mbrojtjes Kërkon Durim Për Luftën Në Afganistan

NISTAN UASHINGTON, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox bëri thirrje për durim dhe këmbëngulje në Afganistan pavarësisht rritjes të numrit të të vdekurve në radhët e NATO-s duke përmendur rrezikun e një tërheqjeje të parakohshme të forcave ndërkombëtare. Gjatë një konference në Uashington ai mbrojti idenë për një tërheqje të trupave britanikë deri në pesë vjet duke nënvizuar se ISAF nuk mund të mbajë një prani ushtarake masive pafundësisht në Afganistan. "Ne jetojmë në një fazë testimi në Afganistan'', konfirmoi ai duke pranuar se progresi nuk është gjithmonë i dukshëm./ /ec/ a.jor.
KOMENTE