Tiranë, 30 Qershor, NOA – Në mbledhjen e tij të sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar dokumentin e buxhetit faktik 2009, të cilin do t’ia kalojnë më pas për shqyrtim Kuvendit.
Duke theksuar se programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së pagave dhe pensioneve, kryeministri Berisha njoftoi se ky program do të njohë kufizime drastike në shpenzimet e tjera, duke shkurtuar me 25 përqind shpenzimet në buxhetin e shtetit.
“Siç kemi lajmëruar, do të çojmë buxhetin në parlament, për të shkurtuar ndjeshëm shpenzimet, të cilat do të shkurtohen me 25 përqind në të gjitha fushat, sepse ky është një imperativ, të cilit duhet t’i përgjigjemi”, bëri me dije kreu i qeverisë.
Të dhënat mbi buxhetin:
Buxheti i shtetit Në milionë lekë
Të ardhurat, gjithsej .……………. 249,169; Shpenzimet, gjithsej ……………. 319,903.
Buxheti i sigurimeve shoqërore
Të ardhurat .…………….............. 74,677; Shpenzimet ……………............... 73,744.
Buxheti i sigurimeve shëndetësore
Të ardhurat .…………….............. 11,898; Shpenzimet ……………............... 22,980.
Defiçiti buxhetor.................................... (80,883).
Financimi i deficitit buxhetor ................ 80,883.
I brendshëm............................................ 70,701.
Me instrumente financiare 43,339.
Kredi................................................ 21,672; Bono thesari.................................... 13,245; Obligacione qeveritare, 2/3/5/7-vjeçare 8,422. Të ardhura nga privatizimi.................. 25,138.
Të tjera 2,224.
Ndryshimi i gjendjes së arkës....... (1,480). Të tjera.......................................... 3,704.
Financimi i jashtëm, neto................. 10,182.
Nga i cili:
Mbështetje buxhetore................... 0.
n.e/NOA