English

Paris - Akuza Kërkon 10 Vjet Burg Për Noriegën

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Akuza kërkoi sot një dënim maksimal prej 10 vjetësh burg për ish-diktatorin panamez, Manuel Noriega, i cili po gjykohet në Paris për pastrim parash dhe droge. Ekstraduar më 26 prill nga SHBA-ja pas 20 vjetësh i ndaluar në një burg në Majemi për trafik droge, Manuel Noriega u paraqit të hënën para një gjykate në Paris për pastrim parash në Francë me rreth 2,3 milionë euro përfituar nga trafiku i drogës. "Duhet ruajtur imazhi i një organizate të strukturuar më së miri në duart dhe në interes të një njeriu të quajtur, Manuel Noriega", theksoi prokurori Michel Maes. "Ky sistem ishte krijuar për pastrimin e parave të drogës në përfitim të Noriegas", shtoi ai. Ish-diktatori denoncoi dje një montazh bankar dhe financiar imagjinar drejtuar nga SHBA. Avokatët vlerësuan se akuzat binin mbi dëshmitë e dyshimta të ish-trafikantëve të drogës që u morën në mbrojtje nga SHBA-ja./ /ec/ a.jor.
KOMENTE