Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 30 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e mërkurë, 30 Qershor 2010.
Gazeta "Koha Jonë"
RAPORTI I SHBA: B0JKOTI I PS PENGOI REFORMAT E QEVERISË
Publikohet raporti i Freedom Hous, analizon përparimin në shoqërinë civile dhe procesin elektoral. Opozita fajësohet se "ka penguar mjaft funksionimin e Parlamentit", vlerëson se reformat u bllokuan nga bojkoti opozitar.
Tituj të tjerë;
Shkollat rihapen në 6 shtator, ja ndryshimet
Rama : Kryebashkiaku padi Krujës për shpërdorim detyre
Prefekti i Tiranës : Rama me standarte të dyfishta
Gazeta "Integrimi"
REFORMA ZGJEDHORE, META: TË NIS SA MË SHPEJT PUNA . QENDRIMI I LISI , GJITHËPËRFSHIRJA
Është mbledhur dje Komisioni i Reformës Zgjedhore i Lëvizjes socialiste për Integrim. Thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për procesin
Tituj të tjerë
Filloreta Kodra : Të Drejtat e Fëmijëve,Legjislacioni gati brenda 2010
Rritet numri i aplikimeve për pasaportat biometrike
Braho : Propozimi, në gjedhjet e ardhëshme vendore , të bëhet ndarje e re administrative
Gazeta " Shqip"
DOSJA "HETIMORE" E TRE ANËTARËVE TË GJYKATËS SË LARTË, NË KUVEND
Tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, përkatësisht Medi Bici, Sokol Çomo dhe Vexhi Muçmataj, janë bombarduar me pyetje nga deputetët e shumicës në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Ligjore
Tituj të tjerë
Të thyesh qetësinë mbi abuzsimin seksual të fëmijëve
Shoqëria shqiptare është dorrëzuar
PD-PS, qeveria e madhe konflikt me vendorët
Gazeta "Shqiptare"
GAFAT E KANDIDATËVE PËR GJYKATËN E LARTË
Zbardhe përgjigjet e pyetjeve të maxhorancës për gjyqtarët, opozita bojkot seancës
Medi Bici: Kam dhënë ndihma për përmbytjet e Shkodrës. Vexhi Muçmata : Më i pasuri aksioner në dy shoqëri. Sokol Çomo : Nuk më ka lobuar asnjë forcë politike.
Tituj të tjerë;
Përdhunimi i 9 vjeçares në Lushnje, pranga adoleshentit
Matura 2010, provimi me zgjedhje i detyrueshëm
40 kg heroinë, gjermani i thotë jo gjyqit të "Kështjellës"
Gazeta "RD"
SI E PRANOI RAMA KONTROLLIN E BASHKISË NGA PREFEKTI NË 2004
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka intepretuar faktin se Organet e Qeverisjes Vendore, duhet t'i nënshtrohen kontrollit financiar , duke përjashtuar vetëm fondet e krijuara nga të ardhurat e veta
Tituj të tjerë
Eurodeputetët e majtë, të nisë puna për reformën elektorale
Pronat shtetërore, gati dosjet për 70 objekte privatizimi
Meta : Bllokimi i reformës, alibi e PS për bojkotin e zgjedhjeve.
Gazeta "Panorama"
VOTAT PËR GJYQTARËT, ZBULOHEN DOSJET E PD PËR KANDIDATËT E TOPIT
Maxhoranca ka përgatitur dosjet voluminoze për tre kandidatët e propozuar nga Presidenti i republikës për Gjykatën e Lartë.Prokuroria dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive kanë treguar në Kuvend të gjitha informacionet e kërkuara për Sokol Çomon. Medi Bicin dhe Vexhi Muçmatën. Dokumenti i ILDKP, Muçmataj në hetim për disa transaksione.
Meta : Të nisë Reforma zgjedhore,
PS të harrojë pa transparencën
Vizat dhe rreziku i dështimit të Europës
Opinion. Një arritje mëshiruese./e.p/