Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
PRISHTINË, 30 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Kryeprokurori i misionit evropian, Johannes van Vreeswijk, përsërit se hetimet për korrupsion do të sjellin arrestime - EULEX-i ME PLAN PËR PASTRIMIN E QEVERISJES NGA KORRUPSIONI - "Ky operacion do të mundësojë që sistemi të udhëhiqet në mënyrën që duhet, pra të udhëheqet nga njerëzit kompetentë, të cilët u shërbejnë qytetarëve. Rezultatet e operacionit do të fillojnë të shihen në korrik dhe do të përfundojnë në shtator të vitit 2011", ka thënë Van Vreeswijk
Tituj të tjerë:
-Krasniqi: Shkëmbimi i territoreve hap "Kutinë e Pandores"
-Getoizimi i Kosovës dëm edhe për Evropën
-Sulmohet fizikisht ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj
-Pezullimet pa KELP-in dërgojnë Qeverinë në gjyq
-Milia Milosheviq flet për sulme të paraportuara - Derisa policia nuk e ka regjistruar asnjë rast të sulmit me gurë ndaj motoristëve serbë që marshuan për "Vidovdan", komandanti i policisë në veri të Mitrovicës, Milija Milosheviq, ka deklaruar për mediat serbe se një gjë e tillë ka ndodhur.
-Kompania qipriote do 16 milionë dëmshpërblim ng Qeveria
"Express"
DUBRAVA 2011 - Ka listë, ka emra, ka projekt. Por, rezultatet e arrestimeve të mundshme të atyre që dyshohen për korrupsion, duhet të priten së paku deri në fillim të vitit 2011. Ky është paralajmërimi më i ri i Prokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk.
Tituj të tjerë:
-Rasti Sejdiu - Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zyrtarisht Presidentin e Kosovës se ka nisur procedurën për të vërtetuar nëse ai është duke shkelur Kushtetutën.
-Parri për vete - Bajram Kosumi pritet të largohet nga AAK.
-Sulmohet ministri
-Hapet për privatizim
"Bota Sot"
PETTIFER: EULEX-i I POLITIZOI HETIMET PËR KORRUPSION - Intervistë me James Pettifer, analist i njohur për Ballkanin
Tituj të tjerë:
-E tash kthejani "borxhin" shtetit të Kosovës!
-Diaspora shqiptare është pjesë e shtetit të Kosovës
-Ta djegin flamurin ndër sy të "paqeruajtësve"
-Sulmohet ministri Hoxhaj
"Lajm"
Shumica e deputetëve kërkojnë që të përfshihen në ligj edhe të rënët e para vitit 1992 - T'U NJIHET STATUSI I DËSHMORIT
Tituj të tjerë:
-Topi apel për dialog mes Kosovës dhe Serbisë
-Ekspertët e sigurisë për pjesëmarrjen e FSK-së në misione ndërkombëtare - Ende herët
-Artistët shqiptarë udhëtojnë drejt "tokës së lindjes së diellit" - Tradita e Kosovës në Japoni
"Tribuna shqiptare"
HETIMET POLITIKE TË EULEX-it - Intervistë me analistin James Pettifer
Tituj të tjerë:
-Tiranë - Dabati vazhdon
-Prishtinë - Lajm i mirë nga Brukseli
-Shkup - Të ndarë
-E rresikshme për rajonin - Qeveria e Kosovës, kreu i Kuvendit, ICO dhe mekanizma të BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të shqiptarëve në Serbi, kanë thënë se këmbime të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk mund të ketë.
-Kosova me vështirësi ekonomike
-Të respektohet sovraniteti
"Zëri"
ZMBRAPSET EULEX-i - "Mund të them se ky është vit i mbjelljes, ndërsa vitit 2011 është viti kur ne do t'i korrim rezultatet", ka pohuar Vreeswijk
Tituj të tjerë:
-"Mercedes" 51 mijë euro për ministrin Beqaj
-Sulmohet ministri Hoxhaj
-Kosova nuk e jep veriun për Preshevën - Idetë e diplomacisë serbe për shkëmbim territoresh, janë hedhur poshtë nga Thaçi e Krasniqi
-Shefi i QKUK-së brenda javës
"Epoka e Re"
PETTIFER: EULEX-i, FUSHATË KUNDËR PDK-së - Analisti i njohur për Ballkanin James Pettifer ka hedhur kritika në adresë të misionit të EULEX-it për mënyrën se si i ka nisur hetimet për luftimin e korrupsionit
Tituj të tjerë:
-Pas opinionit të GJND-së, kapitull i ri për Kosovën
-Shkëmbimi i territoreve, rrezik për rajonin
-Pacollit i ndahet çmimi për paqe
-Sulmohet fizikish ministri Hoxhaj
"Infopress"
EULEX KA POLITIZUAR HETIMET - Intervistë me James Pettifer, analist i njohur për Ballkanin
Tituj të tjerë:
-Strategji për heqje vizash
-Presidenti Fatmir Sejdiu, ka dekretuar të martën gjyqtarët dhe prokurorët e qarkut
-Ide të rrezikshme
-Ata festojnë humbjet, ne fitoret
-Editorial - Beteja për Betejën e Kosovës
"Kosova Sot"
-Ndryshime të thella në sistemin e Drejtësisë - FSHESË NË GJYKATA, GJYSMA E GJYQTARËVE NUK RIEMËROHEN
Tituj të tjerë:
-Sulmohet ministri Enver Hoxhaj, një i arrestuar
-Xhejms Pettiffer: EULEX-i e ka gabim
-"FH" paralajmëron zgjedhje në vjeshtë
-"Vetëvendosja", ofertë për Demaçin
-Editoriali - Arrestimet u harruan, shihemi në mars 2011 /a.ke/