Kejp Taun, 30 qershor 2010 NOA - Një tjetër grabitje në Afrikën e Jugut, gjatë zhvillimit të këtij Botërori ku pesë hajdutë, katër meshkuj dhe një femër, u gjykuan dhe u dënuan për vjedhje të parave dhe sende të tjera nga dhomat e hotelit të disa prej lojtarëve të përfaqësueses së Anglisë.
Ky Botëror i Afrikës së Jugut, ka pasur polemika pafund mbi “vjedhjet” e arbitrave, ku në ditët e fundit i është shtuar dhe ajo e plaçkitjeve në dhomat e hotelit ku qëndrojnë disa nga lojtarët.
Me sa duket gjatë këtyre ditëve dikush po përpiqet të shkatërrojë qetësinë e lojtarëve të cilët janë protagonistët e vërtetë në fushën e lojës.
Përveç dëmeve të imazhit që prekin lojtarët dhe ndeshjet, zënia e faqes së parë në shtyp nga kriminelët, në vend të lojës, është një dëm i madh moral e financiar, vlerësojnë ekspertët.
r.b/NOA