Tiranë, 30 qershor 2010 NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekreton shkarkimin e z. Dritan Gripshi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Presidencës. Sipas tyre, vendimi i Topit erdhi me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
Dekreti përcakton se Dritan Gripshi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, shkarkohet nga detyra me motivacionin “për shkelje që diskreditojnë rëndë figurën e prokurorit”.
r.n/NOA