Tiranë, 30 qershor, NOA – Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi deklaroi sot se raporti i Freedom House mbi nivelin e demokratizimit në vendet në tranzicion vlerëson se demokracia shqiptare ka një sërë problemesh të ndjeshme, ku ajo veçoi presionin e vazhdueshëm ndaj lirisë investigative në mediat shqiptare.
“Raporti ngre shqetësim pqër situatën e medias”, theksoi deputetja Vasilika Hysi, e cila nënvizoi duke iu referuar raportit se ai shpreh shqetësimin për presionin e vazhdueshëm të qeverisë mbi mediat e pavarura dhe veçanërisht ndaj gazetarisë investigative.
Sipas deputetes socialiste, Hysi raporti i Freedom House cilëson se nën qeverisjen e Sali Berishës Shqipëria nuk ka bërë përparime në demokracinë në vend, madje situata e qeverisjes mbi parimet e demokracisë është përkeqësuar, duke evidentuar këtu edhe mohimet e kryeministri Berisha për krizën në vend.
Deputetja socialiste shtoi ndërkaq se edhe raporti i Freedom House shënon një tipar të qeverisjes së Berishës,e cila po e çon vendin nën një regjim autokratik.
mit/NOA