English

Qeveria Miraton Projektligjin "Për Mbrojtjen E Të Drejtave Të Fëmijëve"

TIRANË, 30 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Qeveria miratoi sot projektligjin Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, të cilin Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi si një zhvillim shumë të rëndësishëm për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve mbi një bazë ligjore të re dhe moderne. Sipas tij "ky vendim përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm, në drejtim të respektimit të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve". "Ne jemi një vend që kemi firmosur deklaratën dhe po konkretizojmë tani të gjitha kërkesat me një ligj të veçantë. Me këtë ligj, mbrojtja e fëmijëve në vendin tonë merr një bazë ligjore të re, moderne e të domosdoshme", tha Berisha. Projektligji "Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës" është paraqitur në Qeveri nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta./n.m/
KOMENTE