Rusi - Zjarr Në Kompaninë Që Prodhon Raketat S-300
MOSKË, 30 qershor /ATSH-ANSA/ - Një zjarr përfshiu sot në Moskë bazën kryesore Almaz-Antei, shoqëria më e madhe ruse për mbrojtjen raketore, ajo që prodhon pikërisht raketat "S-300 Favorit" dhe "S-400 Triunf", njoftoi agjencia e lajmeve Ria Novosti.
Flakët mbuluan një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë. Aktualisht zjarri është shuar. Në operacionin e shuarjes morën pjesë edhe dy helikopterë. Deri tani nuk ka informacione për viktima. Qendra ndodhet në veri të kryeqytetit.
Zjarri u ndez gjatë punimeve për sistemimin e çatisë së ndërtesës, e lartë shtatë kate, dhe një shtëllungë e madhe tymi përfshiu një pjesë të qendrës së kryeqytetit.
/e.v/