Tiranë, 1 Korrik 2010 NOA - Një tufë e vogël flokësh të Napoleonit, të prera mëngjesin që është ndarë nga jeta, u shitën në një shtëpi ankandi në Zelandën e Re për 13 mijë dollarë për një koleksionist anonim në Londër.
Kjo shitje kishte tërhequr interes në të gjitha shtëpitë e ankandit në Zelandën e Re, Lituani, Britani, Hong Kong, SHBA dhe Francë. Kjo tufë flokësh ishte në mesin e një serie të 40 artikujve në lidhje me Napoleon Bonapartin dhe kapte një vlerë totale prej 100 mijë dollarësh.
Ky koleksion ishte vënë në shitje nga ana e pasardhësve të Denzil Ibbetson, një oficer britanik i cili kryente shërbimet e tij në Shën Helena.
Ndër sendet e tjera ishte dhe një ditar, në të cilin zyrtari kishte shkruar bisedën e tij me Napoleon, ku pavarësisht humbjes, perandori ëndërroi deri fundit për të pushtuar Britaninë. Ditari u shit për një shifër prej 6 mijë e 600 dollarësh.
r.b/NOA