English

Shpërndarësi i spitalit, kapet në flagrancë me 43 gr heroinë

Korçë, 30 Qershor, NOA – Nën operacionin e koduar “Shpërndarësi i spitalit”, forcat e policisë së Korçës mësohet se kanë kapur në flagrancë një person i cili posedonte lëndë narkotike.

Ato konfirmojnë se ai është Arben Cenolli, 41 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, ndërsa arrestimi u krye pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe Shitjes së Narkotikeve”, e parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Mercedes Benz me targë KO 7098 B në pronësi të tij, në afërsi të spitalit, atij iu bllokuan në cilësinë e provës materiale 15 mbështjellëse me peshë të përgjithshme 3.6 gr lëndë narkotike e ngjashme me atë të tipit heroinë.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore procedurale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE