Spanja Refuzon Hapësirën Ajrore Për ''Royal Air Force'' Pranë Gjibraltarit
GJIBRALTAR, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Spanja refuzoi përdorimin e hapësirës së saj ajrore për avionët luftarakë britanikë për kryerjen e një manovre ushtarake në afërsi të kolonisë së Gjibraltarit, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak britanik.
Refuzimi i Madridit u bë në kuadër të momarrëveshjeve në rritje mes anijeve të forcave spanjolle dhe atyre britanike këto muajt e fundit në ujërat rreth Gjibraltarit.
Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme minimizoi incidentin duke nënvizuar se Spanja nuk ka pranuar asnjëherë fluturimin e avionëve ushtarakë britanikë në zonën e Gjibraltarit.
"Ne kërkuam autorizim për të fluturuar në Spanjë, që kontrollon hapësirën ajrore në gjysmën e pjesës veriore të zonës parashikuar për këtë manovër ushtarake'', theksoi zëdhënësi britanik./
/ec/ a.jor.