Sport-Futboll/ Dnepr Mogiliev, Bjellorusët Modestë Në Arenen Evropiane
- Skuadra bjelloruse ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare -.
TIRANË, 30 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, Dnepr Mogilev, është një skuadër bjelloruse e qytetit Mogilev.
Mogilev, ndryshe nga Laçi, që nga ana e tij luan për herë të parë në Europë (është skuadra e 13-të shqiptare që merr pjesë në një kompeticion europian për klube), ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare. Ecurinë më të mirë ndërkombëtare e ka realizuar në ish-kupën Intertoto, ku ka marrë pjesë 3 herë.
Në gjirin e skuadrës që përfundoi sezonin e kaluar në vendin e tretë, përveç bazës bjelloruse ka lojtarë edhe nga Ukraina (3), Lituania. Trajneri i skuadrës është Andrey Skarabagatska.
Dnepr e ka fituar vetëm një herë kampionatin bjellorus në vitin 1998. Në Ligën e Kampioneve (1999-2000) u eliminua nga ekipi suedez, Solna.
Dnepr ka ndërruar pesë here emrin e skuadrës nga viti 1960, teksa për herë të fundit ndryshimin në emrin aktual e ka bërë në vitin 2006.
Dnepr i luan ndeshjet e tij në stadiumin "Spartak Stadion". /a.ke/