English

Strasburg -Reporteret Nenvizojne Rendesine E Pjesmarrjes Se Te Gjitha Forcave Politike Ne Parlament Per Realizimin E Reformes Elektorale

LE TIRANE, 30 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ -Grupi i reporterëve të Komitetit te Ministrave për demokraci GR-DEM, duke shqyrtuar me kujdes rekomandimet e Asamblesë Parlamentare, "mirëpret kthimin e opozitës shqiptare në Parlament dhe nënvizon rëndësine e një pjesmarrje të vazhdueshme dhe të vërtete në punën e parlamentit," thuhet në një deklaratë nga Strasburgu ,"Funksionimi i institucioneve demokratike ne Shqiperi Rekomandime te Asamblese Parlamentare." Ne kete drejtim, Komiteti i Ministrave pranon dialogun e perterire mes forcave politike ne vijim te perpjekjeve lehtesuese nga Asanbleja Parlamentare dhe BE-ja. Komiteti inkurajon te gjitha partite te bashkepunojne me qellim realizimin e reformes elektorale gje qe perben nje kontribut thelbesor drejt zgjeidhjes se mosmarreveshjeve politike mes tyre. Sipas burimeve të mësipërme, Komiteti i Ministrave do te vazhdoje te ndjeke nga afer zhvillimet ne Shqiperi dhe do te miratoje nje pergjigje perfundimtare ne nje nga mbledhjet pasuese./a.gj/
KOMENTE