Kinë, 30 Qershor NOA - Gjashtë vetë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një park lojërash në Shenzhen të Kinës jugore dhe kjo si pasojë e stimulimit të një fluturimi në hapësirë, i cili u përplas në tokë.
Dëshmitarët thanë se parku pati një ndërprerje kur ndodhi kjo rënie dhe shtuan se ndihej një erë e fortë e djegur.
Në këtë rënie ka shpërthyer dhe një zjarr, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar. Policia tha se parku momentalisht, është i mbyllur për hetime.
Disa media lokale pohojnë se zjarri ka filluar si pasojë e një shpërthimi gjatë tërheqjes. Misioni Hapësinor Kinez gjatë shtatë viteve të fundit ka udhëhequr këto stimulatorë me një sukses mjaft të madh, i cili premton për të ndjesinë e njëjtë me atë të ndjenjave që provohen në një raketë të lidhur hapësinore.
r.b/NOA