Usgs: Tërmet Me Magnitudë 6.5 Ballë Në Brigjet Meksikane Të Paqesorit
MEKSIKË, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë tronditi sot brigjet e jugore meksikane të Paqësorit, njoftoi radioja meksikane dhe Instituti Amerikan i Vëzhgimit Gjeologjik, (USGS).
Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth një qind kilometra larg brigjeve të rajonit Oaxaca, që ndodhet në jug të Meksikës, sipas radios.
Tërmeti u ndje me një tronditje të konsiderueshme në Meksikë, njoftuan reporterë të AFP-së./
/i.p/