English

Vizita E Z. Meta Në Luginën E Preshevës, Dritare E Re Bashkëpunimi Me Të Gjithë Shqiptarët Në Rajon

tari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i dërgon një letër falenderimi zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta- TIRANE, 30 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka vlerësuar si historike vizitën që zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta zhvilloi pak muaj më parë në Luginën e Preshevës, duke nënvizuar se "kjo vizitë është një dritare e re bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët në rajon". Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se z. Kamberi ka dërguar një letër falënderimi për z. Meta, ku ndër të tjera shpreh dhe mirënjohjen për vizitën e fundit të nxënësve më të dalluar të komunës së Bujanocit në Shqipëri, të cilët patën rastin të njihen me jetën dhe historinë e Shqipërisë, të shohin qytetet e të njohin lashtësinë e tyre, natyrën dhe plazhet e mrekullueshme të bregdetit shqiptar, si dhe për pritjen e ngrohtë që u organizua me këtë rast në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. "Me gjithë këto aktivitete na dhatë inkurajim për një perspektivë të re të zhvillimit të marrëdhënieve për të jetuar lirshëm, qarkulluar, punuar dhe kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të hapur evropiane, secili në vendlindjen e vet", thuhet në letrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, drejtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta ./s.s./
KOMENTE