Vlore: Mot I Kthjellet, Kushte Normale Lundrimi
VLORË, 30 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata e favorshme meteorologjike që ka përfshirë prej dy ditësh gjiin detar të Vlorës, do të jetë e tillë edhe gjatë ditës së sotme. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërsa vlerat e temperaturave do të shënojnë rritje graduale të mëtejshme.
Kjo do të shoqërohet edhe me kushte të favroshme për lundrim për të gjitha mjetet.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 29-31 gradë celsius dhe ato minimale në 19-21 gradë celsius.
Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /a.ke/