English

78-vjeçarja nën depresion pi medikamente, gjen vdekjen

Durrës, 1 Korrik, NOA – Në spitalin Ushtarak të Tiranës është sjellë e helmuar një grua 72-vjeçare, banuese në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave gruaja që mban inicialet E.B. rezultoi të ishte e vetëhelmuar.

Konkretisht, nga veprimet e para hetimore rezultoi se e dëmtuara, si pasojë e një sëmundje depresive, ka pire në banesën e saj një sasi medikamentesh.

Pasi ka paraqitur shqetësime të shëndetit, ajo është transportuar nga familjarët në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku megjithë ndihmën mjekësore të dhënë, ajo ka gjetur vdekjen.

Po vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE