English

Afganistan - Nato Eliminon Një Numër Të Madh Rebelësh

KABUL, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Forcat ndërkombëtare njoftuan sot se kishin vrarë një numër të madh rebelësh dhe se kishin kapur shefin e tyre taleban në një distrikt në jug të Afganistanit. Komandanti i NATO-s nuk saktësoi numrin e rebelëve të vrarë pas sulmeve ajrore në distriktin Baghran, në provincën Helmand, ku zhvillohen luftimet. ''Shefi taleban i distriktit Naw Zad ku rebelët kanë pushtuar vendin u kap pasi u plagos'', sipas komunikatës së NATO-s. Luftimet filluan kur talebanët qëlluan me armë të lehta dhe hodhën raketa kundër forcave ndërkombëtare. Luftimet zgjatën katër orë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE