Ankaraja Konfirmon Një Takim Të Fshehtë Mes Davutoglu Dhe Eliezer
ANKARA, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Një burim zyrtar turk konfirmoi sot që ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu dhe ministri izraelit i Tregtisë, Benyamin Ben Eliezer u takuan në fshehtësi në Bruksel për kapërcyer krizën mes dy vendeve.
''Takimi u zhvillua dje në Bruksel me kërkesë të Izraelit'', deklaroi ky zyrtar.
"Media izraelite njoftoi dje për këtë takim, por ky takim ishte konfirmuar pjesërisht nga zyra e kryeministrit izraelit, Benyamin Netanjahu, që deklaroi se kishte autorizuar një takim të tillë.
Ky ishte takimi i parë izraelito-turk në nivel ministror që prej sulmit izraelit të 31 majit kundër një flotilje ndërkombëtare me ndihma nisur drejt Rripit të Gazës ku si pasojë humbën jetën nëntë shtetas turq./
/ec/ a.jor.