Bergen (Norvegji) 2 Korrik 2010, NOA- Akujt në Antarktidë po bëhen gjithnjë e më të rrallë. Kjo është zbuluar nga matjet më të fundit të bëra nga sateliti evropian Envisat dhe prezantuar në konferencën mbi Vëzhgimet e Tokës organizuar në Norvegji në Bergen, nga European Space Agency (ESA).
Matjet nga Envisat prej një intervali 35 ditësh, duke iu referuar dhe matjeve gjate viteve 2003-2010, kanë treguar se akujt në Antarktidën perëndimore ishin ngushtuar ndjeshëm.
Një fenomen i ngjashëm është vërejtur nga radari i Envisat edhe në akujt e Grenlandës.
"Janë evidente gjithashtu ndryshime të dukshme periodike në nivelin e akujve. Ka raste kur niveli i kripës ulet e herë jo: fenomene këto jo të zakonshme" vuri në dukje specialisti për analizën e të dhënave, Benoit Legresy, në laboratorin francez të studimeve gjeofizike në Tolosa.Me një sipërfaqe prej 12 milionë kilometra katrorë dhe një thellësi mesatare prej 2.200 metra, Antarktida përmban 99% të akullit në Tokë dhe shkrirja e tyre, sipas studiuesve, mund të çojë në rritjen e nivelit të detit deri në 70 metra.
Akujt e Groenlandës janë ekuivalent me 9% të të gjithë akujve në planet.
a.e./NOA