Axhenda Ndërkombëtare 1 Korrik 2010
-----------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
------------------------------
JOHANESBURG - Në prag të takimit të çerekfinales. Konferencë shtypi e përfaqësuesit të komitetit lokal të Botërorit 2010, Danny Jordaan.
BOSTON/ALEKSANDRIA/NJU JORK - Seancë gjyqësore për 10 spiunët e dyshuar, arrestuar të dielën në SHBA dhe të akuzuar se punonin për llogari të Rusisë.
TË TJERA
--------------
BRUKSEL - Konferencë shtypi në selinë e NATO-s nga komandanti i ri i koalicionit ndërkombëtar në Afganistan, gjenerali David Petraeus dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Atlantike.
BERLIN - Ndjekje e situatës pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel dështoi në përpjekjet e saj për të zgjedhur në dy turet e para kandidatin Christian Wulff për presidencën gjermane, një dështim i turpshëm që tregon tensionet në koalicion.
Pas dy raundesh të dështuara, Wulff u zgjodh president pas turit të tretë.
Dy kandidatët e tjerë për zgjedhjen në postin e presidentit ishin Joachim Gauck dhe Lukrezia Jochimsen.
NJU ORLINS - Uragani ''Alex'' do të prekë tokën në rajonin kufitar të SHBA-së dhe Meksikës.
UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama mban një fjalim kushtuar reformës së imigracionit në SHBA.
RAMALLAH - Presidenti palestinez, Mahmud Abbas takohet me të dërguarin special amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell në kuadër të përpjekjeve përrifillimin e dialogut mes palestinezëve dhe izraelitëve.
BRUKSEL - Belgjika merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
LIBREVILLE - Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për bisedime me autoritetet.
HELSINKI - Parlamenti prononcohet në lidhje me lejimin e ndërtimit të reaktorëve të rinj bërthamor kërkuar nga qeveria.
PAYERNE (Zvicër) - Fluturimi historik i avionit ''Solar Impulse'', që do të testojë kapacitetet e avionit të projektuar me energji diellore për të fluturuar natën, u anulua për shkak të një problemi teknik, njoftuan sot organizatorët./
/ec/ a.jor.