English

Ballkani Perëndimor - Van Rompuy Në Rajon Më 5 Dhe 6 Korrik

- Do të vizitojë Slloveninë, Kroacinë, Serbinë dhe Kosovën - BEOGRAD, 1 korrik /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, do të kryejë një sërë vizitash në datat 5 dhe 6 korrik në disa vende të Ballkanit perëndimor, njoftoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug. Sipas agjencisë, të hënën Van Rompuy do të mbërrijë në Lubjana për bisedime me autoritetet sllovene. Më pas do të shkojë në Zagreb, Beograd dhe Prishtinë. Kjo do të jetë vizita e parë në Ballkanin perëndimor për presidentin e BE-së, i cili e mori detyrën në fund të vitit 2009 pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. /e.v/
KOMENTE