English

Basha urdhër prefektëve: Bëni gati shtabet e punës për sezonin turistik

Tiranë, 1 Korrik, NOA - Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha urdhëroi prefektët e qarqeve të ngrenë shtabet e punës për çështjet e sigurisë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe të paraqesin planin konkret të masave brenda datës 5 korrik 2010.

“Detyra kryesore e shtabit të punës është të sigurojë një koordinim, një bashkërendim të institucioneve vendore dhe përfaqësuesve të institucioneve qendrore, me qëllim sigurimin e një ambjenti sa më të sigurt, sa më të qetë dhe sa më të mirë për pushuesit gjatë sezonit të verës”, - u shpreh ministri Basha në takimin që zhvilloi sot me Prefektët dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Sias tij, plani i masave të shtabeve të punës në nivel qarku do të ndërtohet e zbatohet në bazë të udhëzimit të Ministrit të Brendshëm.

Ai nënvizoi se detyra kryesore sigurinë gjatë sezonit turistik, lehtësimin e kalimit në kufi dhe lëvizjes së pushuesve përgjatë gjithë itinerarit të rrugëve të Shqipërisë, shënimin dhe kufizimin e hapësirave për përdorimin e motorëve të ujit, bashkëpunimin me Inspektoriatin e Mjedisit për problematikën e zhurmave në zonat turistike dhe vendosjen e grupeve të dhënies së ndihmës së shpejtë kundër rrezikut të mbytjes.

“Shqipëria vitin e kaluar pati në bum rritjeje në numrin e turistëve dhe nuk shënoi asnjë incident domethënës përsa i përket turistëve, pra mbetet jo vetëm në raport me rajonin, por në raport edhe me vendet e tjera të BE një vend shumë i sigurtë për të kaluar pushimet, madje po t’i referohemi statistikave më i sigurt se disa vende të tjera ku pushuesit mund të drejtohen ose mund të jenë drejtuar tradicionalisht”, -deklaroi Basha lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE