Bruksel - 1 Korrik, NOA-Konsumatorëve evropianë do t’iu zbulohen sot etiketa e reja, të detyrueshme nga 1 korrik, për identifikimin e produkteve ushqimore organike në përputhje me rregullat si dhe masat mbrojtëse të kërkuara nga BE. Pika kryesore e emërtimit të ri do të jetë Eurogjethja: dymbëdhjetë yje të ndritshme që përshkruajnë në sfond një gjethe të gjelbër e të ndritshme dhe me një kometë në qendër, zgjedhur nga 500 milionë qytetarë të BE. Por jo vetëm.
Rregullat e reja për etiketimin shtrojnë si detyrim dhe përcaktimin e vendit te kultivimit ose të mbarështimit të përbërësve, përveç kodit identifikues të njësisë së kontrolluar.
Nga sot do të operojnë në Evropë edhe normat e reja për produktet bio edhe në sektorin e ujërave. Një hap i rëndësishëm ky, sepse shumica e peshqve që përfundon deri në pjatat e evropianëve vjen nga fermat, dhe rregullat e reja stabilizojnë kushtet që duhet të respektohen në të gjithë BE-në, në rritjen biologjike të peshkut, butakëve dhe algave.
Një periudhë kalimtare prej dy vitesh do të lejojë operatorët për tu përshtatur, dhe deri në këtë periudhë mund të bashkëjetojnë etiketat e reja me ato të vjetra.
e.a./NOA