English

Belgjika mori sot presidencën zyrtare të BE, pro zgjerimit me anëtarë të rinj

Bruksel, 1 korrik, NOA - Mbretëria e Belgjikës duke nisur që nga dita e sotme ka nisur kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Spanjën, e cila e ka patur këtë pozicion që nga fillimi i vitit.

Por ekspertët evropianë e shohin këtë si një periudhë të vështirë, kjo edhe për shkak të problemeve të brendshme të qeverisë së Belgjikës, pasi ajo është teknike dhe aktualisht janë duke u zhvilluar zgjedhjet në këtë vend.

Megjithatë, disa të tjerë janë të mendimit se një gjë e tillë nuk do ta pengojë zhvillimin normal të presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, kryeministri belg, Iv Leterme ka thënë se kushdo që të jetë në krye të qeverisë së Belgjikës, në këta gjashtë muaj, Belgjika do ta kryejë profesionalisht detyrën e saj si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.

Ndërsa lidhur me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Belgjika ka paralajmëruar se është pro zhvillimit të tij, duke parashikuar kështu dhënien OK për anëtarësimin e

vendeve kandidate në proces, siç janë Kroacia dhe Turqia, por edhe për ecurinë para të procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do t’i përmbushin kriteret.

Por gjithsesi, qeveria e këtij vendi nuk është se paraqet afate konkrete për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE