English

Berisha, Apel Opozitës Që Të Vazhdojë Bashkëpunimin Parlamentar

- Kryeministri siguron në Kuvend se "çdo ligj do të diskutohet në frymën e kompromisit me opozitën"- TIRANË, 1 Korrik/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje sot opozitës, nga foltorja e Kuvendit, që të vazhdojë traditën më të mirë të bashkëpunimit në parlament, duke e garantuar atë se "çdo ligj do të diskutohet në frymën e kompromisit". Duke komentuar vendimin më të fundit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të mos votuar asnjë ligj në Kuvend, Kryeministri Berisha tha se "'de facto' ky vendim e nxjerr tërësisht opozitën jashtë misionit për të cilin është votuar". "Një opozitë nuk mund të mburret dhe të deklaroj se nuk do votojë asnjë ligj në parlament. Në 20 vite kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ju jeni ligjvënës dhe ligjbërës dhe në dallim nga gjithë të tjerët keni marrë një votëbesim për të bërë ligje në interesin më të mirë të qytetarëve", tha Berisha, duke i'u drejtuar deputetëve socialistë të pranishëm në seancën parlamentare. "Të flasësh këtu për korrupsionin është shumë normale, por është akoma në normale që të kontribuosh me ligje në luftën kundër korrupsionit. Të flasësh për probleme ekonomike dhe sociale është shumë normale, por më normale është të propozosh ligje dhe amendime që u japin përgjigje atyre", tha Berisha./a.gj/
KOMENTE