English

Bosnje-Hercegovinë - Policia Arreston 32 Trafikantë Droge Dhe Armësh

SARAJEVË, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën 32 persona u arrestuan në Bosnje-Hercegovinë në një operacion policor kundër rrjeteve të trafikantëve të drogës dhe armëve në disa qytete të vendit, theksoi sot një burim policor. ''Operacioni u ndërmor sot në orët e para të mëngjesit në entitetin serb boshnjak dhe kërkimet u bënë në 40 rrugë'', theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Mirna Soja, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve ''Srna''. Rreth 400 policë morën pjesë në këtë operacion ndërmarë kryesisht në veri të Bosnje-Hercegovinës, në Doboj, Bijeljina, Banja Luka, Brcko dhe Tuzla, sipas të njëjtit burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE